Një sasi tritoli shpërtheu në një lokal në Fier, duke dëmtuar fasadën. Ka qenë vetë pronari, 44-vjeçari Renato Mellaraj, që ka njoftuar policinë rreth orës 04:15 të mëngjesit të kësaj të diele për shpërthimin në lokal.

“Më datë 29.11.2026, rreth orës 04:15, shtetasi R. M., rreth 44 vjeç, banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar fasada e lokalit, dyshohet me lëndë plasëse”, njoftoi Policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.