VIDEO/ Hodhi molotov drejt efektivëve të Policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka hedhur koktej molotov në drejtim të efektivëve gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu me inicialet A. Q. u arrestua në flagrancë pas veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-hotel “Dajti”, ku 18-vjeçari dyshohet se ka hedhur një koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të angazhuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Klikoni videon