InsajderiInsajderi
Lajme

Ministria e Financave dështoi ta zbatojë reformën e tatimit në pronë

Insajderi
29 November 2026 - 10:02
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Facebook Shpërndaje në XShpërndaje në X Kopjo lidhjenKopjo lidhjen
Ministria e Financave dështoi ta zbatojë reformën e tatimit në pronë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se Ministria e Financave dështoi ta zbatojë reformën e tatimit në pronë pasi i la komunat jashtë hartimit të saj. Ministria nuk e përfshiu AKK-në, përfaqësuesen legjitime të komunave, në grupin punues për hartimin e ndryshimeve ligjore të vitit 2023. Ishin pikërisht komunat që duhej t’i zbatonin këto ndryshime.

Shkalla progresive e tatimit u miratua në vitin 2023. Zbatimi i saj u shty dhe tani Ministria propozon ta heqë. Projektligji që kanë pranuar komunat rikthen në masë të madhe modelin e ligjit të vitit 2018, në hartimin e të cilit AKK-ja kishte qenë e përfshirë. Shteti nuk mund të ecë përpara me reforma duke i lënë komunat jashtë. Dështimi i kësaj reforme tregon çfarë ndodh kur komunave u kërkohet të zbatojnë rregulla për të cilat nuk kanë pasur fjalë gjatë hartimit.

AKK-ja kërkon që Ministria të japë llogari publikisht për dështimin e reformës së vitit 2023 dhe ta përfshijë Asociacionin në grupin punues për finalizimin e projektligjit. Para se ta procedojë projektligjin, Ministria duhet t’ua paraqesë komunave ndikimin e ndryshimeve në faturat e qytetarëve, në të hyrat komunale dhe në koston e zbatimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

FacebookFacebook InstagramInstagram

Impressum

Kontakt

Trademark