Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

    Hodhi molotov drejt efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, arrestohet 18-vjeçari pas protestës në Tiranë

    29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit: Ju uroj një të diel të bukur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë
    Aktualitet

    91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

    November 29, 2026

    Një operacion policor i koduar “Distribution of Elements” është finalizuar në Tiranë, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës gjatë protestës së 28 nëntorit.

    Policia ka arrestuar një 29-vjeçare, Fatime Paja, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të dyshuar se siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme për pjesëmarrësit në tubim, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj efektivëve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

    Gjatë operacionit, në një automjet tip “Fiat”, të ndaluar në rrugën “Qemal Stafa”, janë gjetur dhe sekuestruar 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, dy maska kundragaz, si dhe veshje, doreza, maska, kapele, dy telefona celularë dhe sende të tjera.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se 29-vjeçarja, në bashkëpunim me dy personat e shpallur në kërkim, I. M., 28 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, siguronin dhe shpërndanin këto sende për t’ua vënë në dispozicion protestuesve.

    Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i Policisë:

    “Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar ‘DISTRIBUTION OF ELEMENTS’.

    Siguronin dhe furnizonin me sende të kundërligjshme pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar dje, me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e akteve të dhunshme, vihet në pranga një shtetase dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

    Sekuestrohen 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 59 tuba metalikë, kapsolla, maska kundragaz dhe sende të tjera.

    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për sigurimin dhe shpërndarjen e sendeve të kundërligjshme, me qëllim përdorimin e tyre gjatë protestës së datës 28 nëntor, finalizoi operacionin policor të koduar ‘DISTRIBUTION OF ELEMENTS’.

    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja F. P., 29 vjeçe, e cila u lokalizua në rrugën ‘Qemal Stafa’, në një automjet tip ‘Fiat’.

    Nga kontrolli i automjetit u gjetën dhe u sekuestruan 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, 2 maska kundragaz, veshje të ndryshme, doreza, maska, kapele, 2 aparate celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se 29-vjeçarja, në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë, I. M., 28 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme, për t’ua vënë në dispozicion pjesëmarrësve në protestë, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

    Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”

    molotove protesta shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

    November 29, 2026

    Hodhi molotov drejt efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, arrestohet 18-vjeçari pas protestës në Tiranë

    November 29, 2026

    29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit: Ju uroj një të diel të bukur

    November 29, 2026

    Shi në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti të dielën

    November 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.