Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë po zhvillohen homazhet në nderim të të rënëve për çlirimin e Shqipërisë, në kuadër të 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit.
Në ceremoninë përkujtimore janë të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama, të cilët kanë marrë pjesë në nderimin e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.
vijon/…
