Sot 82-vjetori i Ditës së Çlirimit, Rama dhe Begaj marrin pjesë në ceremoninë zyrtare Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta ka nderuar dëshmorët dhe heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe të gjithë patriotët që luftuan për lirinë e vendit.
Në mesazhin e tij, ish-presidenti ka kujtuar gjithashtu ata që pas çlirimit u përballën me persekutimin e regjimit totalitar.
“🇦🇱 GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Nderim dhe mirënjohje të përjetshme për Dëshmorët dhe Heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të gjithë të rejat dhe të rinjtë patriotë idealistë që luftuan dhe derdhën gjakun për Lirinë, Pavarësinë dhe Sovranitetin e Shqipërisë.
Me të njëjtin respekt përulemi edhe para të gjithë patriotëve që luftuan për çlirimin e Atdheut, por që më pas u përballën me persekutimin e regjimit totalitar.
Lavdi të përjetshme nga Mujo Ulqinaku te Qemal Stafa, Margarita Tutulani, Vojo Kushi dhe mijëra të tjerë!
NUK KA LIRI PA SAKRIFICAT MË SUBLIME!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.
Top Channel