Presidenti Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në kuadër të 82-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Krerët e shtetit kannderuan kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e vendit, duke vendosur kurora me lule pranë memorialit “Nëna Shqipëri”.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi.









