Boks/ Nelson Hysa nuk ia del dot, dëmtimi e bën të dorëzohet në raundin e dytë të duelit me Kabayel Alex Marquez nuk do të jetë në Valencia për tërheqjen nga garat të vëllait të tij Marc. Piloti i Ducati Gresini është i detyruar të mos marrë pjesë në garën e fundit të kampionatit për një brankospazmë të rëndë gjë që e konfirmon vetë skuadra Ducati Gresini në një komunikatë për shtyp.
Në garën e fundit të botërorit, Alex Marquez do të nisej nga vendi i 6 i startit. Alex, prej javësh, ishte një ndër të paktët që ishte në dijeni të vendimit të vëllait të tij për t’u tërhequr përfundimisht nga garat.
‘Në fillim nuk isha i qetë, kalova disa netë pa fjetur mirë, disa orë më pak pa gjumë-tregon Alex Marquez-kur më pas ai bëri të ditur publikisht vendimin edhe për mua ishte si të hiqja një barrë. Nuk ishte e lehtë të mbaje një sekret për aq shumë kohë. Por ne e kemi këtë raport, në Motegi, në Twin Ring, fjetëm në të njëjtën dhomë dhe aty patëm kohë të flisnim pak për të gjitha. Jam shumë i kënaqur për të, sepse edhe mua më heq barrën e të vuajturit sa ai në pistë. Do apo nuk do, je një pilot, por kur ke një vëlla në pistë, gjithnjë e ke këtë nervozizëm ekstra’.
Top Channel