Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj morën pjesë në ceremoninë e 82-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, e organizuar në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Dy krerët më të lartë të shtetit vendosën kurora me lule pranë monumentit përkujtimor, para se të luhej Himni Kombëtar nga Orkestra e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Rama e ka bërë urimin e tij me një foto të monumentit të Dëshmorëve, teksa përbri saj shkruan: Bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur.