Dëbora izolon fshatrat në Dibër e Bulqizë, deri në 30 cm trashësi! Pa energji elektrike disa zona
Bashkia Dibër është përfshirë nga reshjet e borës mbrëmjen e kaluar.
Trashësia e dëborës varion nga 15 cm në qytetin e Peshkopisë deri në 30 cm në zonat malore.
Rrugët nacionale janë të hapura drejt Tiranës, ndërsa vijon puna për hapjen e rrugës Peshkopi – Kukës pasi trashësia e borës në Kalanë e Dodës shkon në 30 cm.
Sakaq, banorët e fshatrave të njësive të thella administrative të Bashkisë Dibër e kanë të pamundur lëvizjen me automjete drejt qytetit të Peshkopisë për shkak të sasisë së madhe të dëborës.
Bashkia Dibër ka nisur punën për hapjen e rrugëve rurale, teksa veç borës ka prani edhe akulli për shkak se temperaturat kanë zbritur minus 3 gradë Celsius.
Për shkak të reshjeve të borës disa fshatra janë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit përcjellës.
Edhe në Bulqizë ka prani të dëborës, ndërsa fshatrat e thellë të Zerqanit janë të izoluar për shkak të pranisë së dëborës.
/vizionplus.tv




