82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kanë marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.
Në nderim të të rënëve për lirinë e vendit, dy krerët e shtetit kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit përkujtimor, në një ceremoni ku ishte e pranishme edhe Orkestra e Forcave të Armatosura, e cila interpretoi Himnin Kombëtar.
Në kuadër të kësaj dite përkujtimore, kryeministri Rama ka përcjellë edhe një mesazh urimi për shqiptarët përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një fotografi të monumentit të Dëshmorëve.
“Bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në postimin e tij.
29 Nëntori shënon 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe përkujtohet në të gjithë vendin përmes dhe aktiviteteve në nderim të dëshmorëve të kombit.
91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 Nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë
Rikthehet dëbora në juglindje, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes në rrugë
Vlora përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
- 10:02 91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 Nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë
- 09:41 Rikthehet dëbora në juglindje, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes në rrugë
- 09:38 Vlora përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
- 09:36 Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE
- 09:32 Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari (VIDEO)
- 09:03 Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Fier, dëmtohet fasada