Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit. Paraditen e kësaj të diele u zhvillua ceremonia përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, në nderim të të rënëve të Luftës Nacionalçlirimtare.
Krerët e shtetit vendosën kurora me lule pranë memorialit “Nëna Shqipëri”. Në ceremoni ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj.
Pas çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë do të njoftonte zyrtarisht edhe çlirimin e Shkodrës, më 29 nëntor të po atij viti.
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së vendit. Çlirimi nga pushtuesit nazifashistë e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të Luftës së Dytë Botërore, së bashku me aleatët e mëdhenj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Sovjetik.

