Kurti takon anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë me të cilët është formalizuar marrëveshja për drejtimin e përbashkët të këtij institucioni.
Sipas njoftimit të Qeverisë, marrëveshja bashkon 24 nga 29 anëtarët e zgjedhur dhe përcakton që Këshilli në mandatin e ardhshëm të drejtohet nga Enkel Rexhepi.
Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, PVD–AL, me në krye Enkel Rexhepin, ka fituar 10 mandate, LPD–PDSH me Shqiprim Musliun nëntë mandate, APN me Levent Qazimin pesë mandate, ndërsa PD–LR me Sali Salihin pesë mandate.
Kurti dhe anëtarët e rinj theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkëpërgjegjësisë institucionale, duke vlerësuar se në KKSH nuk duhet të ketë ndarje në pozitë dhe opozitë.
Bëhet e ditur se ata mirëpritën edhe mundësinë e përfshirjes së pesë anëtarëve të Lëvizjes së Progresit Demokratik, me synimin që të gjithë 29 anëtarët të marrin pjesë në drejtimin e përbashkët të institucionit.
Kurti theksoi se bashkëpunimi politik i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet të shtrihet edhe në institucionet e tjera përfaqësuese.
Qeveria e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për mbështetjen e shqiptarëve në këto tri komuna dhe avancimin e të drejtave të tyre individuale e kolektive.
Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE
Thaçi uron shqiptarët për Pavarësinë: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkë
Ditëlindja e Adem Jasharit, Rama: Kujtojmë me respekt Komandantin Legjendar të UÇK-së
- 10:50 I riu u paraqit te Trauma me dëmtim në sy, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkallën e dëmtimit
- 10:28 82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit
- 10:02 91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 Nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë
- 09:41 Rikthehet dëbora në juglindje, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes në rrugë
- 09:38 Vlora përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
- 09:36 Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE