Bosnja dëbon katër diplomatë iranianë
Katër diplomatë të Ambasadës së Iranit në Bosnjë e Hercegovinë janë shpallur persona të padëshiruar dhe janë larguar nga vendi, mëson Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL).
Bëhet fjalë për Hossein Mahdian-Fard, Ehsan Sajjadi Monnazzeh, Morteza Fazali dhe Seyed Yaser Seyed Mohammadi, të cilët u larguan nga Bosnja e Hercegovina në nëntor 2026 dhe të cilët dyshohet se kanë lidhje me aktiviteteve të inteligjencës në favor të Teheranit.
Në listën diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës e Hercegovinës për muajin nëntor, Hossein Mahdian Fard figuron si këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit, ndërsa Ehsan Sajjadi Monazzah dhe Morteza Fazali figurojnë si atashe.
Seyed Yaser Seyed Mohammadi nuk figuron në listat diplomatike nga tetori 2025 deri në nëntor 2026.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës, e cila është përgjegjëse për vendimet lidhur me dëbimin e personelit diplomatik, i tha REL-it se nuk mund të komentojë për rastin, pasi “bëhet fjalë për çështje të sigurisë, e jo diplomatike”.
Arsyet për të cilat katër diplomatët u detyruan të largoheshin nga Bosnja e Hercegovina ende nuk janë bërë zyrtarisht publike.
REL-i kërkoi koment nga zëvendësministri i Sigurisë i Bosnjës e Hercegovinës, Ivica Boshnjak, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e artikullit.
Pyetje iu dërgua edhe ambasadorit të Iranit në Bosnjë e Hercegovinë, Abuzar Ebrahimit Torkamanu, i cili gjithashtu nuk u përgjigj.
Thaçi uron shqiptarët për Pavarësinë: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkë
Ditëlindja e Adem Jasharit, Rama: Kujtojmë me respekt Komandantin Legjendar të UÇK-së
28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë
- 10:55 Komandanti i KFOR i viziton karabinierët te Ura e Ibrit: Të përkushtuar për të gjithë në Kosovë
- 10:53 Kurti takon anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë
- 10:50 I riu u paraqit te Trauma me dëmtim në sy, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkallën e dëmtimit
- 10:28 82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit
- 10:02 91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 Nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë
- 09:41 Rikthehet dëbora në juglindje, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes në rrugë