Edhe këtë 29 Nëntor, nostalgjikët e komunizmit nuk e kanë harruar diktatorin Enver Hoxha. Si çdo vit, në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, një grup të moshuarish kanë dalë me fotografi të diktatorit dhe pankarta me parulla të kohës së komunizmit.
Krahas nderimit të dëshmorëve të rënë për atdheun dhe përkujtimit të Luftës Nacionalçlirimtare, ithtarët e Enver Hoxhës kanë shprehur edhe nostalgjinë për ish-udhëheqësin komunist.
“Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”, shkruhet në njërën prej pankartave të tyre.
Nostalgjikët vijojnë të nderojnë figurën e diktatorit, pavarësisht vuajtjeve, përndjekjeve dhe varfërisë me të cilat u përballën shqiptarët gjatë 45 viteve të regjimit komunist.











Komente
Komento