E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Bes Kallaku hap zemrën për dashurinë e re: Jam më i lumtur se kurrë
Lajme

Bes Kallaku hap zemrën për dashurinë e re: Jam më i lumtur se kurrë

🇬🇧 Read in English

Bes Kallaku ka folur publikisht për kapitullin e ri sentimental në jetën e tij, duke pranuar se po përjeton një periudhë të veçantë dhe se ndihet më i lumtur se kurrë.

I ftuar në një bisedë live me Luiz Ejllin, aktori dhe humoristi u ndal te lidhja e tij e re, duke ndarë edhe mënyrën se si e përjeton këtë marrëdhënie.

“Jam më i lumtur se kurrë. Bibla thotë se lumturia më e madhe është kur njeriu kënaqet me aq sa ka. Ia di vlerën gjithçkaje që kam dhe jam falënderues. Dashuria është qetësia e zemrës, paqja e shpirtit dhe gjumi i ëmbël”, u shpreh Kallaku.

Gjatë bisedës, Luizi ndërhyri duke vënë në dukje ndryshimin që ka vënë re tek miku i tij, veçanërisht kur ai flet për partneren e re.

“Më bëhet zemra mal që ajo ka arritur të të bëjë kaq të lumtur. Të ndryshon komplet fytyra kur flet për të. E ke private, mbaje, prandaj po flas unë për ty”, tha Ejlli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.