Rikthehet dëbora në Librazhd, zbardhet Shebeniku, vështirësi në disa akse rrugore

29 Nëntor 2026 | 11:16

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke sjellë pamjen e parë dimërore në këtë pjesë të vendit.

Dëbora ka mbuluar Parkun Kombëtar të Shebenikut, ndërsa rënia e temperaturave ka favorizuar krijimin e ngricave në disa segmente rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Problematika në lëvizjen e mjeteve raportohen në akset Bulqizë–Peshkopi, Ura e Çerenecit–Librazhd dhe Qafë e Buallit–Krastë, ku drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar.

Përballë kushteve të vështira atmosferike, autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht kur udhëtojnë drejt zonave malore.

Gjithashtu, këshillohet shmangia e lëvizjeve të panevojshme dhe respektimi i sinjalistikës rrugore për të parandaluar aksidentet për shkak të ngricave dhe rrëshqitjes së automjeteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I riu u paraqit te Trauma me dëmtim në sy, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkallën e dëmtimit

I riu që u paraqit ditën e djeshme në Spitalin e Traumës me dëmtim në sy vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po...
10:50 | 29/11/2026

82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kanë marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë,...
10:28 | 29/11/2026

91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 Nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Distribution of Elements”, në kuadër të hetimeve për sigurimin dhe shpërndarjen e sendeve të kundërligjshme që dyshohet...
10:02 | 29/11/2026