Sipas REL-it, bëhet fjalë për Hossein Mahdian-Fard, Ehsan Sajjadi Monnazzeh, Morteza Fazali dhe Seyed Yaser Seyed Mohammadi. Ata dyshohet se kanë lidhje me veprimtari të inteligjencës në favor të Teheranit. Arsyet e vendimit ende nuk janë bërë publike zyrtarisht.

Në listën diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës e Hercegovinës për muajin nëntor, Mahdian-Fard figuron si këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit, ndërsa Sajjadi Monnazzeh dhe Fazali figurojnë si atashe. Seyed Mohammadi nuk figuron në listat diplomatike për periudhën nga tetori 2025 deri në nëntor 2026.

Ministria e Punëve të Jashtme, e cila është përgjegjëse për vendimet lidhur me dëbimin e personelit diplomatik, i tha REL-it se nuk mund të komentonte për rastin, pasi “bëhet fjalë për çështje të sigurisë, e jo diplomatike”.

Deri në publikimin e artikullit, REL-i nuk mori përgjigje nga zëvendësministri i Sigurisë i Bosnjës e Hercegovinës, Ivica Boshnjak, dhe as nga ambasadori i Iranit në këtë vend, Abuzar Ebrahimit Torkamanu./REL