Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës mbuluan çatitë, rrugicat dhe peizazhin malor të fshati turistik Dardhë, kanë vijuar edhe sot.
Atmosfera dimërore rikthen bukurinë karakteristike të Dardhës, e cila çdo vit tërheq vizitorë të shumtë, veçanërisht në ditët me dëborë.
Të lidhura
None found
Deri më tani, nuk raportohen problematika në qarkullim dhe rruga drejt fshatit mbetet e kalueshme.
Kushtet atmosferike nuk kanë penguar mbërritjen e vizitorëve të parë për sezonin e bardhë, ndërsa Dardha mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për fundjavën dhe ditët e para të dimrit.








