Aktualitet

Shpërthim tritoli në një lokal në Fier, dëmtohet fasada!

Një sasi tritoli shpërtheu në një lokal në Fier, duke dëmtuar fasadën. Pronari i tij, Renato Mellaraj 44 vje, njoftoi policinë rreth orës 04:15 të mëngjesit të kësaj të diele. Po punohet nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave.

Më datë 29.11.2026, rreth orës 04:15, shtetasi R.M., rreth 44 vjeç, banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar fasada e lokalit, dyshohet me lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.