Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, vizitoi karabinierët te Ura e Ibrit në Mitrovicë. Gjatë vizitës, ai theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë, raporton Kosovapress.
Në njoftimin e tij, KFOR-i e cilësoi përparësi transparencën, qëndrueshmërinë në veprim dhe gatishmërinë, me synimin për të nxitur një të ardhme paqësore që u ofron mundësi brezave të ardhshëm.
Të lidhura
None found
KFOR-i bëri të ditur gjithashtu se misioni i tij është të ndihmojë në krijimin dhe ruajtjen e kushteve për paqe të qëndrueshme, në përputhje me mandatin afatgjatë që ka nga OKB-ja.







