E diel, 29 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Itali/ Shqiptari gjendet i pajetë në një kanal, zbardhen fjalët e fundit në telefon me familjarët

Është gjetur i pajetë në një kanal në Itali 75-vjeçari shqiptar, Eqerem Ahmetaj, i cili ishte zhdukur prej një jave. Trupi i tij u zbulua pasditen e së shtunës, më 28 nëntor, në fshatin San Zeno, në zonën e Breshias.

Ahmetaj, i cili jetonte prej 20 vitesh në Itali dhe banonte i vetëm, ishte larguar nga shtëpia më 21 nëntor. Ish-bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij që kujdeseshin për të, kishin humbur kontaktet me 75-vjeçarin që prej mbrëmjes së asaj dite.

Përgjigjja e fundit që familjarët morën prej tij në telefon ishte në orën 19:21, kur 75-vjeçari u tha: “Rashë, jam i lagur”. Pas kësaj, ai nuk u përgjigj më.

Trupi u gjet nga helikopteri “Drago” i Brigadës së Zjarrfikësve, e cila ishte angazhuar në kërkime që prej së premtes. Kërkimet ishin përqendruar në zonën e San Zenos, pasi pajisja GPS e të moshuarit ishte lokalizuar fillimisht pranë varrezave të Folzanos dhe më pas në fshatin San Zeno.

Reklamë

Pavarësisht se zona ishte kontrolluar edhe gjatë ditëve të mëparshme, kërkimet nuk kishin dhënë rezultat. Pas zbulimit, trupi u transportua në Spitalin Civil për ekzaminimet mjekoligjore, ku u krye edhe identifikimi.

Lajmi për gjetjen e trupit ishte një goditje e rëndë për familjarët, të cilët kishin shkuar menjëherë në vendngjarje pasi morën informacionin për zbulimin e një trupi në zonë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.