Samsung Electronics po përgatitet të hyjë në garën globale të robotëve humanoidë, duke planifikuar prezantimin publik të prototipit të saj të parë në janar 2027.
Lajmi u publikua më 29 nëntor nga Reuters, sipas të cilit kompania koreano-jugore e ka prezantuar tashmë prototipin përpara bordit drejtues.
Demonstrimi u zhvillua në qendrën e kërkimit robotik të Samsung në Seul dhe u përqendrua te kontrolli i lëvizjeve të trupit dhe aftësia e robotit për të kapur dhe manipuluar objekte me duart e tij.
Një prej sfidave më të mëdha për robotët humanoidë është pikërisht përdorimi i duarve. Për të punuar në fabrika, robotët duhet të jenë në gjendje të kapin, rrotullojnë dhe vendosin objekte me saktësi jashtëzakonisht të lartë.
Samsung po synon që në të ardhmen këta robotë të përdoren jo vetëm në industri, por edhe në shtëpi, për punë të përditshme dhe asistencë ndaj të moshuarve.
Kompania ka krijuar një njësi të posaçme për robotikën dhe synon që deri në vitin 2030 fabrikat e saj të funksionojnë me sisteme të avancuara të inteligjencës artificiale.
Samsung do të përballet me konkurrencën e Tesla-s, Unitree dhe Boston Dynamics, të cilat po zhvillojnë gjithashtu robotë humanoidë.
© SYRI.net
Amazon krijon iPhone dhe Android virtualë në cloud, zhvilluesit nuk do të kenë më nevojë për dhjetëra telefona fizikë
Hyni për një mesazh, humbisni orë në telefon! Ekspertët zbulojnë sa e përhapur është varësia nga interneti
Materialet e reja mund të zvarriten, të ecin dhe të gërmojnë vetë, zbulimi mund të ndryshojë robotikën