Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesi denoncon ndërhyrjen e policisë: Veprime që mund t’i bëjë vetëm një organizatë kriminale



Një ditë pas protestës së 28 Nëntorit, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, qytetarët janë rikthyer sërish në shesh. Edhe këtë të shtunë është paralajmëruar një protestë kombëtare, ndërsa pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime për ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë tubimit të një dite më parë.

Një prej protestuesve, i pranishëm në demonstratën e djeshme, e cilësoi ndërhyrjen e policisë si të pajustifikueshme, duke e krahasuar me veprimet e një organizate kriminale.

“Ndërhyrje e policisë dje, ndërhyrje që i bën vetëm një organizatë kriminale. Ndërhyrje që nuk kanë shpjegim. Kriminalitet i jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

Protestuesi deklaroi se do të vijojë të marrë pjesë në tubime, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, që t’u bashkohen protestave kundër qeverisë.

“Kam qenë në protesta dhe do të jem. Shqiptarët të bashkohen kudo ndodhen, bashkimi bën fuqinë”, deklaroi ai.