Reshjet e dëborës në juglindje kanë arritur deri në 7 cm në Dardhë. Prani të dëborës ka pasur edhe në segmentin Qukës – Qaf Pllocë në afërsi të tuneleve dhe në Goricë në Bigëll. Sipas të dhënave akset janë të hapura dhe nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.