Protesta madhështore e 28 nëntorit, Nesho: Është urrejtja e një populli që kërkon të kthejë demokracinë në Shqipëri

12:14, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin e paradites në Syri tv ka qenë diplomati Agim Nesho.

Gjatë bisedës me moderatoren Eneida Ndoci ai the se,’nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë protesta të tilla në një vend të NATO-s’. ‘Mund të ketë protesta’. ‘Por ka një reagim të një shoqërie e cila vë përpara përgjegjësisë individë të caktuar ose jep dorëheqjen qeveria’. ‘Nuk mund të mbahet pushteti me zor, ose duke përdorur dronët apo makinat e marra nga regjime despotike të Lindjes së Mesme për të për të shtypur popullin tend, tha Nesho.

Enedia Ndoci: Ditën e djeshme ka patur një tjetër atmosferë, një tjetër qasje, protesta. Fakti edhe i flamurit kombëtar. Kjo protestë ka gjetur një jehonë të jashtëzakonshme në të gjitha mediat ndërkombëtare. Si e këni lexuar protestën e djeshme dhe faktin që i kanë dhënë aq shumë zë edhe të huajt.

Agim Nesho: Në fakt ka qenë një protestë madhështore. Ka qene urrejtja e një populli që kërkon të kthejë demokracinë në Shqipëri, ka qenë një bashkim i të gjithë popullit shqiptar, ata që jetojnë brenda në Shqipëri dhe njerëzit e larguar nga Shqipëria me një detyrë për të rikthyer normalitetin si një vend i cili aspiron që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian e botës perëndimore. Pra edhe në kuptim përkrahja dhe pasqyrimi nga shtypi ndërkombëtar ka qene e jashtëzakonshme.

Duhet thënë Eneida që kjo ka qene nje fitore e jashtëzakonshme. Për mua regjimi Rama në sytë e ndërkombëtarëve, duke patur këtë pasqyrim, të gjerë si lajm kryesor nga shtypi botëror. Dhe këtu them institucione, televizionet, shtypi më i madh botëror e ka pasqyruar në detaje. Me ngjarje të cilat tejkalonin një dhunë të thjeshtë, por pasqyronin një shtet policor. Shtetin policor të narkodiktatorit Edi Ram, gjë që e tregon që opinioni publik ndërkombëtar tashmë e njef se çfarë është realiteti politik në Shqipëri.

Duhet të themi që nuk ka ndodhur asnjëherë që në përshëndetjen e përfaqësuesve më të lartë të shtetit amerikan  si sekretari Rubio, i përmend për herë  të dytë luftën ndaj krimit transnacional, karteleve të drogës, krimit të organizuar. Gjë që e ben një realitet tashmë jo vetëm të perceptuar, por që kërkon që ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare ka gjetur një mirëkuptim edhe në nivelet më të larta vendimmarrëse në botën demokratike të sotme.

Pra kemi një pasqyrim real tashmë te një komuniteti ndërkombëtar, i cili nga dita në ditë po ndërgjegjësohet që nuk është veprimet e një ‘showmeni’ si Edi Rama që tregojnë një realitet virtual të ndryshëm nga Shqipëria, por e kuptojnë që këtu është një krizë. Dhe kjo krizë tregon që regjimi i Edi Ramës, këtij narkodiktatori , nuk mund të jetë më pjesë e zgjidhjes së problemit por është vetë problemi. Këtu kemi arritur në një fazë përfundimtar. Duhet thënë që goditja kryesore ka qenë nga demonstrimi i djeshëm, kur kemi parasysh që populli shqiptar, rinia heroike ka demonstruar më shumë se 180 ditë për të ndryshuar në mënyrë paqësore këtë regjim. Këtu kemi një përplasje për të treguar se çdo gjë ka një fund dhe ky fund duhet të vijë sa më shpejt sepse Edi Rama prek interesat e popullit por edhe perspektivën e tij në komunitetin ndërkombëtar , siç është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, çështja e një vane anëtar i NATO-s dhe të tjera...

Pra, nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë protesta të tilla në një vend të NATO-s. Mund të ketë protesta. Por ka një reagim të një shoqërie e cila vë përpara përgjegjësisë individë të caktuar ose jep dorëheqjen qeveria. Nuk mund të mbahet pushteti me zor, ose duke përdorur dronet apo makinat e marra nga regjime despotike të Lindjes së Mesme për të për të shtypur popullin tënd...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco