Një veturë është rrokullisur në greminë, poshtë rrugës kryesore në Rugovë të Pejës, por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në fshatin Rekë e Allagës, ku drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën, duke përfunduar jashtë rrugës dhe në greminë.


Si pasojë e vetaksidentit, vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Por, për më shumë detaje, Telegrafi ka kontaktuar me policinë në rajonin e Pejës dhe është në pritje të përgjigjes./Telegrafi/