Humbet në finalen e Kupës Libertadores dhe tërhiqet, portieri uruguajan i thotë lamtumirë futbollit të luajtur

29/11/2026 12:48

Kapitullin e fundit e përjetoi në Argjentinë me Estudiantës dhe pas një karriere ku ka bërë xhiron e Evropës; nga Lazio te Galatasaray, për Fernando Muslera erdhi momenti që të varë dorezat në gozhdë.

Pas një jete duke mbrojtur portën e Uruguajit, gardiani 40 vjeçar vendosi të thotë mjaft. Akti i fundit i karrierës së tij ishte finalja e Kupës Libertadores që Estudiantes humbi ndaj Palmeiras.

‘Dua të uroj Palmeiras për rezultatin. Më duket një fund karriere shumë pozitive, sepse erdhëm me Estuadiantes, skuadrën që më priti, me njerëzit, me familjen për të luftuar për lavdinë-tha Muslera-besoj se nuk ka fund më të mirë. Këto janë emocionet e mia, ndjenjat e mia…’.

Muslera më pas analizoi edhe ndeshjen.

‘Ishte një ndeshje e fortë dhe e luftuar, gjetën golin te ai aksion-shtoi uruguajani-falenderova shokët e mi të skuadrës për impenjimin dhe punën, në këto 18 muaj që isha në klub, luftuam për lavdinë. Largohem shumë i lumtur’.

Dhe më pas erdhi edhe komunikimi i tërheqjes nga futbolli.

‘Është fundi i karrierës sime. Duke ditur se nuk ka film më të mirë së ky; të mbyllësh karrierën në këtë fushë ku edhe e nisa. Me tifozët e Estudiantes, ndaj të cilëve jam thellësisht mirënjohës për sakrificën që bënë që të jenë këtu. Zemra ime është shumë e lumtur, përtej rezultatit, për gjithçka që ne kemi arritur-ishin fjalët e Fernando Muslerës.

Top Channel