Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës të së shtunës, u paraqitën për ndihmë mjekësore 61 persona. Në Spitalin Universitar të Traumës morën trajtim mjekësor 50 pacientë, nga të cilët: 17 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm. 21 protestues, 2 prej të cilëve janë të shtruar po ashtu në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. Ndërkohë njëri prej të shtruarave, sipas ministrisë së Shëndetësisë ka pësuar dëmtim të syrit, por nuk ka depërtim apo prani trupi të huaj në sy. Po ashtu tek Trauma u paraqitën për ndihmë dhe 6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve. si dhe 6 kalimtarë, nga të cilët njëri vijon në spital nën kujdesin e mjekëve,