“Edhe në trazirat e ’97-ës nuk u prek”, drejtoresha e Teatrit të Kukullave publikon pamjet e dëmtimeve nga protesta: Kjo godinë është parlamenti i parë shqiptar Pak ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga pritja e organizuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me rastin e Festave Kombëtare.
E buzëqeshur dhe mes të ftuarve, Spiropali ka publikuar një album me gjashtë fotografi, duke zgjedhur t’i shoqërojë ato me një mesazh të shkurtër, ku vë theksin te miqtë. Disa foto mes miqsh në pritjen e Presidentit Begaj për Festat Kombëtare”, shkruan ajo në Instagram.
Nga pozat në grup te selfiet dhe simboli i shqiponjës me duar, fotografitë pasqyrojnë atmosferën festive të pritjes presidenciale, ku mbizotërojnë ngjyrat kuqezi.
Postimi i Spiropalit vjen pas një jave zhvillimesh politike që kulmuan me përjashtimin e saj nga grupi parlamentar socialist.
Ndërsa në Kuvend nuk është më pjesë e grupit të socialistëve, në albumin e festave Spiropali ka zgjedhur të shfaqet mes atyre që i cilëson miq, pa bërë asnjë koment për zhvillimet e fundit politike.
Top Channel