Protesta antiqeveritare e zhvilluar më 28 Nëntor në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
Prestigjiozja “Al Jazeera” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve gjatë protestës, duke raportuar mbi pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Sipas raportimit të medias ndërkombëtare, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa disa protestues iu përgjigjën me gurë dhe bomba molotov, të drejtuara ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore.
Protesta u zhvillua në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor, duke e kthyer kryeqytetin në qendër të zhvillimeve politike dhe të përplasjes mes protestuesve dhe autoriteteve.
Pasqyrimi nga “Al Jazeera” i jep jehonë ndërkombëtare protestës dhe situatës së krijuar në kryeqytetin shqiptar.






