82-vjetori i Çlirimit, Elbasani nderon dëshmorët me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

29 Nëntor 2026 | 13:09

Elbasani ka përkujtuar 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë me një ceremoni homazhesh në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, deputetë, përfaqësues të forcave politike, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.

Nën tingujt e Orkestrës Frymore të qytetit, të pranishmit vendosën kurora me lule pranë monumentit të dëshmorëve, duke nderuar kujtimin e të rënëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Ceremonia u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për 29 Nëntorin, një datë e rëndësishme në historinë e vendit, që rikthen në vëmendje sakrificën dhe kontributin e brezave që luftuan për çlirimin e Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Korçë

Në kuadër të 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, janë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Korçë, në nderim të atyre që dhanë...
13:04 | 29/11/2026

Kontrollet rrugore në Vlorë, mbi 1,500 gjoba në një javë, 8 drejtues mjetesh të proceduar

Policia Rrugore në Vlorë ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me fokus identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të...
12:46 | 29/11/2026

Protesta e 28 nëntorit, Avokati i Popullit kërkon ruajtjen e pamjeve filmike: 4 protestues pretendojnë se u goditën me plumba gome

Avokati i Popullit i ka kërkuar Policisë së Tiranës të ruajë menjëherë të gjitha pamjet filmike dhe komunikimet në radio gjatë operacionit policor të zhvilluar...
12:35 | 29/11/2026