“Edhe në trazirat e ’97-ës nuk u prek”, drejtoresha e Teatrit të Kukullave publikon pamjet e dëmtimeve nga protesta: Kjo godinë është parlamenti i parë shqiptar Një 75-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Eqerem Ahmetaj, është gjetur i pajetë në një kanal në zonën rurale të San Zeno-s, pranë Breshias në Itali. I moshuari ishte zhdukur prej një jave, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij përfunduan tragjikisht mesditën e së shtunës, më 28 nëntor.
Sipas mediave italiane, Ahmetaj jetonte prej 20 vitesh në Itali dhe banonte i vetëm. Megjithatë, ish-bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij kujdeseshin për të dhe mbanin kontakte të vazhdueshme.
Ai ishte larguar nga banesa të shtunën e 21 nëntorit dhe nuk ishte kthyer më. Kontakti i fundit telefonik me familjarët ishte regjistruar po atë ditë, në orën 19:21, kur ai kishte arritur të dërgonte një mesazh shqetësues:
“Kam rënë, jam i lagur”.
Pas këtij komunikimi, 75-vjeçari nuk iu përgjigj më telefonatave. Kërkimet u përqendruan në zonat ku ishte lokalizuar sinjali GPS i pajisjes që mbante me vete. Fillimisht, të dhënat e kishin pozicionuar pranë varrezave të Folzanos dhe më pas në zonën rurale të San Zenos.
Trupi u zbulua nga helikopteri Drago i zjarrfikësve italianë, të cilët ishin përfshirë në kërkime që prej së premtes. Ai ndodhej në një kanal, pas disa ndërtesave bujqësore, në një zonë që ishte kontrolluar edhe më parë, por pa rezultat.
Lajmi për gjetjen e një trupi në zonën e San Zenos bëri që familjarët të niseshin menjëherë drejt vendit, edhe pse në atë moment nuk ishte konfirmuar ende identiteti i viktimës.
Trupi ishte transportuar në spitalin Civile, ku autoritetet gjyqësore kryen procedurat e identifikimit. Konfirmimi se bëhej fjalë për Eqerem Ahmetajn i dha fund pritjes dhe pasigurisë së familjes, e cila prej një jave shpresonte për gjetjen e tij të gjallë.
Rrethanat e sakta të vdekjes nuk bëhen të ditura në informacionin e publikuar nga mediat italiane.
Top Channel