Protesta në Tiranë, protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë

29 Nëntor 2026 | 13:17

Në Tiranë po zhvillohet protesta e radhës, të dielën më 29 nëntor, që përkon me Ditën e Çlirimit.

Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më tej nisën marshimin në drejtim të Kryeministrisë.

Në protestën e zhvilluar një ditë më parë u regjistruan përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve.

Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore 50 persona, mes tyre 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë.

Policia e Tiranës arrestoi 12 persona dhe procedoi penalisht 19 të tjerë, pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

82-vjetori i Çlirimit, Elbasani nderon dëshmorët me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Elbasani ka përkujtuar 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë me një ceremoni homazhesh në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të atyre që dhanë jetën për lirinë...
13:09 | 29/11/2026

Dita e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Korçë

Në kuadër të 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, janë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Korçë, në nderim të atyre që dhanë...
13:04 | 29/11/2026

Kontrollet rrugore në Vlorë, mbi 1,500 gjoba në një javë, 8 drejtues mjetesh të proceduar

Policia Rrugore në Vlorë ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me fokus identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të...
12:46 | 29/11/2026