Polonia gati të ndërhyjë ushtarakisht në Baltik, pa pritur aktivizimin e Nenit 5

Polonia gati të ndërhyjë ushtarakisht në Baltik, pa pritur aktivizimin e Nenit 5

12:50, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Polonia është e gatshme të ndërhyjë ushtarakisht në mbrojtje të shteteve baltike në rast të një sulmi rus, pa pritur aktivizimin formal të Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Varshava nuk ka ndërmend të vonojë reagimin nëse Rusia e Vladimir Putinit ndërmerr një provokim të armatosur kundër Estonisë, Letonisë apo Lituanisë.

Lajmi raportohet nga media polake Onet, e cila citon burime brenda qeverisë së Polonisë. Sipas tyre, në rast agresioni rus, vendi është i gatshëm të dërgojë menjëherë forcat e tij në mbështetje të aleatëve baltikë.

Burimet bëjnë të ditur se diskutimet brenda qeverisë polake nuk lidhen me gatishmërinë për të ndërhyrë, por me shkallën e përfshirjes ushtarake të Varshavës në rast të një sulmi të tillë.

Një nga skenarët që po shqyrtohet është dislokimi i shpejtë i njësive të forcave speciale në rajon.

Deklaratat vijnë në një kohë kur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s në krahun lindor të Aleancës janë shtuar. Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut parashikon se një sulm i armatosur ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithë aleatëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco