Flamingot rikthehen në Pogradec, pamje të veçanta në brigjet e liqenit të Ohrit (Video)
29/11/2026 13:14
Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës duket se kanë rikthyer në Pogradec një tufë flamengosh.
Shpendët gjatë shtegtimit sezonal drejt rajoneve me klimë më të ngrohtë, ndalojnë përkohësisht në liqenin e Ohrit.
Edhe gjatë ditës së sotme, prania e këtyre shpendëve shtegtarë ka ofruar pamje të veçanta përgjatë bregut të liqenit, në afërsi të rrugës që lidh Pogradecin me Drilonin.
Top Channel