Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej”, në kuadër të protestës kombëtare që po zhvillohet këtë të diel në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur në qendër të kryeqytetit dhe kanë nisur lëvizjen drejt godinës së Kryeministrisë.
Protesta zhvillohet një ditë pas tubimit të 28 Nëntorit, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë demonstratës së djeshme u përdorën gaz lotsjellës dhe molotovë, ndërsa policia shoqëroi disa qytetarë. Dhjetëra persona u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Marshimi i sotëm shënon vijimin e protestave kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit pritet të përcjellin kërkesat dhe mesazhet e tyre politike gjatë tubimit në kryeqytet.