InsajderiInsajderi
Lajme

Parandalimi i vrasjes së rëndë ku u përfshi edhe AKI-ja – Prokuroria zbulon çfarë iu sekuestrua të dyshuarve

Insajderi
29 November 2026 - 13:18
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Facebook Shpërndaje në XShpërndaje në X Kopjo lidhjenKopjo lidhjen
Parandalimi i vrasjes së rëndë ku u përfshi edhe AKI-ja – Prokuroria zbulon çfarë iu sekuestrua të dyshuarve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me operacionin për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, gjatë të cilit janë ndaluar tre persona të dyshuar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, operacioni është zhvilluar më 28 dhe 29 nëntor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Dy persona janë ndaluar fillimisht më 28 nëntor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa më 29 nëntor është ndaluar edhe një person tjetër, me urdhër të prokurorit kujdestar. Të tre janë ndaluar për 48 orë.

Ata dyshohen për përgatitjen e veprës penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe mbajtje, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Në kuadër të operacionit janë realizuar kontrolle dhe bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë, me qëllim të lokalizimit të të dyshuarve dhe sigurimit të provave materiale.

Gjatë kontrolleve, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë, të gjetur në një automjet të dyshuar, si dhe një armë e shkurtër e llojit TT me shtatë fishekë, e gjetur në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do t’i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar.

Po ashtu, hetimet po vazhdojnë për lokalizimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar që ndodhen në arrati.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

FacebookFacebook InstagramInstagram

Impressum

Kontakt

Trademark