Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjendet i pajetë në një kanal në Itali 75-vjeçari shqiptar, ishte zhdukur prej një jave

    Dëmtimet në Teatrin e Kukullave gjatë protestës, drejtoresha Qirici: Edhe në ’97-ën nuk u prek, mos e shkatërroni!

    Maximilian Krah: Boshti i ri në Evropë është mes Berlinit dhe Ankarasë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjendet i pajetë në një kanal në Itali 75-vjeçari shqiptar, ishte zhdukur prej një jave
    Aktualitet

    Gjendet i pajetë në një kanal në Itali 75-vjeçari shqiptar, ishte zhdukur prej një jave

    November 29, 2026

    Një 75-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Eqerem Ahmetaj, është gjetur i pajetë në një kanal në zonën rurale të San Zenos, pranë Breshias në Itali. I moshuari ishte zhdukur prej një jave, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij përfunduan tragjikisht mesditën e së shtunës, më 28 nëntor.

    Sipas mediave italiane, Ahmetaj jetonte prej 20 vitesh në Itali dhe banonte i vetëm. Ish-bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij kujdeseshin për të dhe mbanin kontakte të vazhdueshme.

    Ai ishte larguar nga banesa të shtunën e 21 nëntorit dhe nuk ishte kthyer më. Kontakti i fundit telefonik me familjarët ishte regjistruar po atë ditë, në orën 19:21, kur kishte arritur të dërgonte një mesazh shqetësues:

    “Kam rënë, jam i lagur”.

    Pas këtij komunikimi, 75-vjeçari nuk iu përgjigj më telefonatave. Kërkimet u përqendruan në zonat ku ishte lokalizuar sinjali GPS i pajisjes që mbante me vete. Fillimisht, të dhënat e kishin pozicionuar pranë varrezave të Folzanos dhe më pas në zonën rurale të San Zenos.

    Trupi u zbulua nga helikopteri “Drago” i zjarrfikësve italianë, të cilët ishin përfshirë në kërkime që prej së premtes. Ai ndodhej në një kanal, pas disa ndërtesave bujqësore, në një zonë që ishte kontrolluar edhe më parë, por pa rezultat.

    Lajmi për gjetjen e një trupi në zonën e San Zenos bëri që familjarët të niseshin menjëherë drejt vendit, edhe pse në atë moment nuk ishte konfirmuar ende identiteti i viktimës.

    Trupi u transportua në spitalin “Civile”, ku autoritetet gjyqësore kryen procedurat e identifikimit. Konfirmimi se bëhej fjalë për Eqerem Ahmetajn i dha fund pritjes dhe pasigurisë së familjes, e cila prej një jave shpresonte për gjetjen e tij të gjallë.

    Rrethanat e sakta të vdekjes nuk bëhen të ditura në informacionin e publikuar nga mediat italiane.

    itali shqiptari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjendet i pajetë në një kanal në Itali 75-vjeçari shqiptar, ishte zhdukur prej një jave

    November 29, 2026

    Dëmtimet në Teatrin e Kukullave gjatë protestës, drejtoresha Qirici: Edhe në ’97-ën nuk u prek, mos e shkatërroni!

    November 29, 2026

    Maximilian Krah: Boshti i ri në Evropë është mes Berlinit dhe Ankarasë

    November 29, 2026

    61 të lënduar nga protesta e 28 nëntorit, 5 vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës

    November 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.