Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes i pafajshëm nga Haga: U konfirmua pastërtia e luftës së UÇK-së
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Hagës, përmes të cilit u shpall i pafajshëm së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj është rikthyer te vendimi i gjykatës, duke e cilësuar atë si një dëshmi të pafajësisë së tyre dhe të pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”, shkruan Haradinaj.
Vendimi i Gjykatës së Hagës, i marrë më 29 nëntor 2012, shënoi përfundimin e procesit gjyqësor ndaj Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt, të cilët u shpallën të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Komandanti i KFOR i viziton karabinierët te Ura e Ibrit: Të përkushtuar për të gjithë në Kosovë
Kurti takon anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë
Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE
- 13:17 Nis protesta në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
- 13:09 82-vjetori i Çlirimit, Elbasani nderon dëshmorët me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
- 13:04 Dita e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Korçë
- 12:46 Kontrollet rrugore në Vlorë, mbi 1,500 gjoba në një javë, 8 drejtues mjetesh të proceduar
- 12:35 Protesta e 28 nëntorit, Avokati i Popullit kërkon ruajtjen e pamjeve filmike: 4 protestues pretendojnë se u goditën me plumba gome
- 12:27 Paketa e re ligjore në shëndetësi, krijohet shoqëria publike MedAL për furnizimin me barna