Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, vendosin ngjitëse: Rama jep dorëheqjen



Protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, pas marshimit të nisur nga sheshi “Skënderbej”, në kuadër të protestës kombëtare që po zhvillohet këtë të diel në Tiranë.

Ndryshe nga tubimi i një dite më parë, këtë herë zona para Kryeministrisë nuk është rrethuar me efektivë policie, ndërsa të rinjtë janë afruar deri te dyert e godinës.

Në pamjet nga protesta shihen disa pjesëmarrës që janë ngjitur në shkallët e hyrjes së Kryeministrisë dhe kanë vendosur ngjitëse në dyert e godinës me mbishkrimin: “Rama jep dorëheqjen”.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.