AKTUALITET

Përshkallëzohen tensionet para Kryeministrisë, protestuesit kundërpërgjigjen me molotovë, policia hedh gaz lotsjellës

14:22 - 29.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata para godinës së Kryeministrisë është përshkallëzuar, ku protesta është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Pas përdorimit të sprajit me piper dhe gazit lotsjellës nga policia, qytetarët janë kundërpërgjigjur duke hedhur molotovë në drejtim të efektivëve.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon përdorimin e gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici.

Tensionet vijojnë të jenë të larta në zonën para Kryeministrisë, ku situata është përshkallëzuar në përplasje mes dy palëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.