Vijojnë tensionet në bulevard, protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë dhe gurë, policia përgjigjet me gaz dhe plumba gome
29/11/2026 14:28
Pas disa minutash tensioni, janë kthyer tensionet në bulevard.
Në rrugë ka dalë një mjet ujëhedhës, i shoqëruar nga dhjetëra efektivë, teksa protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe me fishekzjarrë.
Policia po përpiqet të avancojë dhe të shpërndajë protestuesit për të mos i lejuar të grumbullohen në numër të madh.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, policia ka nisur edhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.
Top Channel