Teksa vijon protesta kundër qeverisë Rama në Ditën e Çlirimit, një tjetër moment tensioni është regjistruar pranë Kryeministrisë.

Në pamje, disa efektivë të policisë shihen teksa mbajnë të rrethuar një person që pretendon se është gazetar. Në këtë moment, një tjetër person hedh një topth të bardhë në drejtim të tyre. Një prej efektivëve reagon menjëherë, duke e kapur personin që e hodhi.

Kaq ka mjaftuar që protestues të tjerë të ndërhyjnë, duke kundërshtuar veprimet e policisë.

“Çfarë bën, mos e merr, liroje gazetarin!”, dëgjohen të thërrasin protestuesit, teksa situata përshkallëzohet në përplasje me forcat e rendit.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protestë edhe në Ditën e Çlirimit/ Sulme me gurë e molotovë në drejtim të efektivëve, policia përgjigjet me ujë e gaz lotsjellës! Deputeti i PD, Kliti Hoti qëllohet me plumb gome