Aktualitet

Protesta në Tiranë, rikthehen tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!

Vazhdojnë tensionet e përplasjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sot në të dytën protestë kombëtare brenda javës, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Në rrugë ka dalë një mjet ujëhedhës, i shoqëruar nga dhjetëra efektivë, teksa protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe me fishekzjarrë.

Policia po përpiqet të avancojë dhe të shpërndajë protestuesit për të mos i lejuar të grumbullohen në numër të madh.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, policia ka nisur edhe përdorimin e gazit lotsjellës e plumbave të gomës. Rreth orës 14:39, një protestues u ndje keq e iu dha ndihma e parë mjekësore në bulevard. Mësohet se u lëndua me plumb gome.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.