Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Dhjetëra efektivë të policisë, të shoqëruar nga një automjet ujëhedhës, kanë avancuar përgjatë bulevardit, duke shpërndarë turmën, ndërsa një grup protestuesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të tyre.
Forcat e rendit po përpiqen të shpërndajnë protestuesit dhe të pengojnë rigrumbullimin e tyre në numër të madh.
Efektivët avancuan përgjatë bulevardit dhe hynë edhe në parkun “Rinia”. Protestuesit u sprapsën.
Policia ka nisur gjithashtu përdorimin e gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Përplasjet shënojnë një përshkallëzim të tensioneve në protestën e 29 Nëntorit, një ditë pas incidenteve mes protestuesve dhe forcave të rendit në kryeqytet.










