LAJMI I FUNDIT/ Mbeti i shtrirë në mes të bulevardit, i lënduari me plumb gomë është deputeti i PD, Kliti Hoti

29/11/2026 14:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është personi që mbeti i plagosur gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Hoti përfundoi në tokë në mes të bulevardit, ndërsa dyshimet paraprake janë se është goditur me plumb gome në pjesën e shpinës.

Protestuesit dhe personat e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa pak minuta më vonë ka mbërritur ambulanca për ta transportuar drejt spitalit.

Deputeti është ngjitur me këmbët e tij në ambulancë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun dhe shkallën e dëmtimit të tij.

Top Channel