Deputeti ndodhet i shtrirë në bulevard, ndërsa vullnetarët e ndihmës së shpejtë po përpiqen t’i japin ndihmën e parë, në pritje të mbërritjes së ambulancës.
Incidenti vjen në një moment kur tensionet në bulevard janë përshkallëzuar, ndërsa forcat e policisë kanë nisur përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës për të shpërndarë protestuesit.
Ndërkohë, policia vijon përpjekjet për shpërndarjen e turmës, mes përplasjeve me grupe protestuesish.










