Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës duket se kanë rikthyer në Pogradec një tufë flamingosh, të cilët, gjatë shtegtimit sezonal drejt rajoneve me klimë më të ngrohtë, ndalojnë përkohësisht në liqenin e Ohrit. Edhe gjatë ditës së sotme, prania e këtyre shpendëve shtegtarë ka ofruar pamje të veçanta përgjatë bregut të liqenit, në afërsi të rrugës që lidh Pogradecin me Drilonin.