Një protestues ka përfunduar në tokë në Bulevard gjatë protestës.

Dyshimet e para janë se është plagosur me plumb gome, por në vijim mbetet të konfirmohet shkaku i këtij lëndimi.

Protestuesi është plagosur në pjesën e shpinës, ndërkohë që iu dha ndihma e parë.

Më pas mbërriti ambulanca për ta transportuar me urgjencë në spital. I lënduari u ngjit me këmbët e tij në ambulancë.